-15%
New

Kondicioner Tokësor Panasonic KIT-Z35-UFE | 12000 BTU | Inverter | A++

Çmimi origjinal qe: 163,990 L.Çmimi i tanishëm është: 139,990 L.

Product details

Kondicioner tokësor Panasonic 12000 BTU Inverter – ngrohje dhe freskim pranë dyshemesë

Kodi: P002

Kondicioneri tokësor Panasonic KIT-Z35-UFE vendoset poshtë, pranë dyshemesë, si një radiator modern. Me fuqi 12000 BTU (3.5 kW), teknologji Inverter, pastrim ajri nanoe™ X dhe klasë energjetike A++ si në ftohje ashtu edhe në ngrohje, është zgjedhje ideale për dhoma dhe ndenjje deri në 35 m².

Pse kondicioner tokësor?

Ajri i ngrohtë ngrihet lart vetvetiu. Kur del nga poshtë, pranë dyshemesë, ngroh dhomën në mënyrë më të njëtrajtshme dhe këmbët nuk ftohen. Është i përshtatshëm nën dritare, në ndenjje, në dhoma gjumi, në papafingo me tavan të pjerrët dhe aty ku muri sipër nuk lejon montimin e një muralit.

nanoe™ X – ajër më i pastër 24 orë

Teknologjia nanoe™ X e Panasonic çliron grimca mikroskopike me radikale hidroksile që ndihmojnë në uljen e aromave të pakëndshme, baktereve dhe alergjenëve në ajër dhe në pëlhura. Funksionon edhe kur kondicioneri nuk ftoh apo ngroh.

Rrjedhje e dyfishtë e ajrit

Në ftohje ajri i freskët del nga lart, ndërsa në ngrohje ajri i ngrohtë del nga poshtë, pranë dyshemesë. Kështu temperatura shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë dhomën.

Inverter A++ – kursim gjatë gjithë vitit

Me SEER 8.1 në ftohje dhe SCOP 4.6 në ngrohje, ky model hyn në klasën A++ në të dyja regjimet. Kompresori Inverter e rregullon fuqinë nga 0.85 kW deri në maksimum, pa ndezje e fikje të vazhdueshme – më pak harxhim drite dhe temperaturë më e qëndrueshme.

Ngroh edhe kur jashtë është -15°C

Në ngrohje jep deri në 6.0 kW dhe punon me temperatura të jashtme deri në -15°C. Në verë freskon pa problem edhe me +43°C jashtë, dhe heq deri në 2 litra lagështi në orë.

Shumë i qetë dhe me gaz ekologjik R32

Njësia e brendshme punon me vetëm 19–20 dB(A) në regjimin Quiet – më qetë se një pëshpëritje – ndaj është ideale edhe për dhomën e gjumit. Përdor gazin R32, më efikas dhe me ndikim më të ulët në mjedis se gazet e vjetra.

Kontroll me telefon (opsional)

Me adapterin opsional Wi-Fi CZ-TACG1 dhe aplikacionin Panasonic Comfort Cloud, mund ta ndizni dhe ta rregulloni kondicionerin nga telefoni, edhe kur nuk jeni në shtëpi.

Montim profesional nga Leon

Ekipi ynë e monton kondicionerin në gjithë Shqipërinë. Kur linjat janë të shtruara, montimi zgjat mesatarisht rreth 3 orë.

Të dhënat teknike

Modeli Panasonic KIT-Z35-UFE (CS-Z35UFEAW / CU-Z35UBEA)
Lloji Tokësor (konsol dyshemeje), Inverter
Fuqia 12000 BTU
Kapaciteti në ftohje 3.5 kW (0.85–3.8 kW)
Kapaciteti në ngrohje 4.3 kW (0.85–6.0 kW)
Ngrohje në -7°C 3.37 kW
SEER / klasa 8.1 / A++
SCOP / klasa 4.6 / A++
Konsumi vjetor 151 kWh (ftohje) · 974 kWh (ngrohje)
Sipërfaqja e rekomanduar 25–35 m²
Temperatura e jashtme e punës Ftohje: -10°C deri +43°C · Ngrohje: -15°C deri +24°C
Heqja e lagështisë 2.0 l/orë
Pastrim ajri nanoe™ X (Generator Mark 1)
Zhurma e brendshme (ftohje) 39 / 26 / 20 dB(A)
Zhurma e brendshme (ngrohje) 39 / 26 / 19 dB(A)
Zhurma e jashtme 48 dB(A)
Njësia e brendshme (Gj × Gjr × Th) 60 × 75 × 20.7 cm, 13 kg
Njësia e jashtme (Gj × Gjr × Th) 61.9 × 82.4 × 29.9 cm, 35 kg
Gazi ftohës R32
Gjatësia e tubave 3–20 m (diferenca e lartësisë deri 15 m)
Tubat 1/4″ (6.35 mm) dhe 3/8″ (9.52 mm)
Ushqimi 230 V, 50 Hz, njëfazor
Wi-Fi Opsional (adapter CZ-TACG1)
Garancia 2 vite

Pyetje të shpeshta

Për sa metra katrorë mjafton kondicioneri Panasonic 12000 BTU?

Për dhoma dhe ndenjje rreth 25–35 m² me izolim normal. Për dhoma më të vogla deri në 25 m², mjafton modeli Panasonic tokësor 9000 BTU.

A ngroh mirë në dimër?

Po. Me SCOP 4.6 (A++) jep deri në 6.0 kW ngrohje dhe punon edhe me -15°C jashtë. Meqë ajri i ngrohtë del pranë dyshemesë, dhoma ngrohet më njëtrajtshëm se me një mural.

Sa drita harxhon?

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 151 kWh në vit për ftohje dhe 974 kWh për ngrohje në një sezon mesatar. Inverteri e ul konsumin kur dhoma ka arritur temperaturën.

A e montoni ju?

Po, montojmë në gjithë Shqipërinë. Montimi zgjat rreth 1-3 orë.

A mund ta blej me këste?

Po. Kondicioneri Panasonic KIT-Z35-UFE shitet me 5 vite garanci, me mundësi pagese me këste 0% dhe me dërgesë në gjithë Shqipërinë.

Produkte të ngjashme