KONDICIONIM PËR GJITHË SHTËPINË

Kondicioner Multi Split për çdo dhomë

Një njësi e jashtme, deri në 5 dhoma, secila me temperaturën e vet.

Montim profesionalnga ekipi ynë
Teknologji Inverterkursim energjie
Garancipër çdo pajisje
Këste 0%pa interes

Çfarë është Multi Split?

Një kondicioner multi split lidh një njësi të vetme të jashtme me disa njësi të brendshme, në dhoma të ndryshme të shtëpisë ose zyrës.

Fasadë e pastër

Vetëm një njësi jashtë, në vend të 3–5 njësive të veçanta.

Çdo dhomë sipas dëshirës

Secila njësi ndizet dhe rregullohet më vete.

Kursim energjie

Teknologji Inverter që punon sipas nevojës reale.

Montim real nga ekipi ynë

Haier Multi Split: një njësi e jashtme, njësi tokësore dhe dy njësi murale.

Markat që ofrojmë

Si punojmë

1

Na kontaktoni

Na tregoni sa dhoma keni dhe sa është sipërfaqja e tyre.

2

Këshillim

Ju propozojmë kombinimin dhe fuqinë e duhur (BTU) për çdo dhomë.

3

Ofertë e personalizuar

Çmim i qartë për pajisjet dhe montimin, pa surpriza.

4

Montim profesional

Instalim i pastër nga teknikët tanë, me garanci.

Pyetje të shpeshta

Sa kushton një sistem Multi Split?

Çmimi varet nga numri i dhomave, fuqia (BTU) e çdo njësie, marka dhe lloji i njësive të brendshme. Na tregoni dhomat dhe sipërfaqen e tyre dhe ju dërgojmë një ofertë të saktë.

Sa dhoma mund të lidh me një njësi të jashtme?

Zakonisht nga 2 deri në 5 njësi të brendshme, sipas modelit të njësisë së jashtme. Ju ndihmojmë të zgjidhni kombinimin e duhur.

A mund të kombinoj lloje të ndryshme njësish?

Po. Me të njëjtën njësi të jashtme mund të lidhni njësi muri dhe njësi tokësore, sipas nevojës së çdo dhome.

A mund të shtoj njësi më vonë?

Varet nga kapaciteti i njësisë së jashtme. Nëse e planifikoni që në fillim, mund të zgjidhni një njësi të jashtme me vend për njësi shtesë.

Sa zgjat montimi?

Nëse linjat janë të shtruara, montimi zgjat mesatarisht rreth 3 orë pune. Nëse linjat nuk janë të shtruara, montimi bëhet në dy faza: fillimisht shtrohen linjat, zakonisht gjatë rikonstruksionit, dhe më pas montohen pajisjet.

Merrni ofertën tuaj

Plotësoni formularin dhe ju kontaktojmë sa më shpejt.

ose shkruani direkt në WhatsApp: +355 68 301 5173