LEON KLIMA · SHITJE, MONTIM, SERVIS

Kondicionerë për shtëpi dhe biznes

Ju ndihmojmë të zgjidhni kondicionerin e duhur dhe e montojmë me ekipin tonë.

Montim profesionalnga ekipi ynë
Teknologji Inverterkursim energjie
Garancipër çdo pajisje
Këste 0%pa interes

Shërbimet tona

Konsulencë në shtëpi

Vijmë te ju dhe ju propozojmë zgjidhjen më të përshtatshme për ambientin tuaj.

Montim profesional

Teknikë të kualifikuar, instalim i pastër dhe i saktë.

Servis pas shitjes

Jemi pranë jush edhe pas blerjes, kur të keni nevojë.

Punë e shpejtë

Ekip i organizuar, pa pritje të panevojshme.

Montim real nga ekipi ynë

Montim i një sistemi Haier Multi Split nga teknikët tanë. Shiko Multi Split ›

Markat që ofrojmë

Haier
Panasonic
Candy
HEC

Pyetje të shpeshta për kondicionerët

Sa BTU më duhet për dhomën time?

Si orientim: rreth 9.000 BTU për 15–25 m², 12.000 BTU për 25–35 m², 18.000 BTU për 35–50 m² dhe 24.000 BTU për 50–70 m². Fuqia e saktë varet edhe nga izolimi, ekspozimi ndaj diellit dhe lartësia e tavanit, prandaj ju ndihmojmë të zgjidhni fuqinë e duhur për rastin tuaj.

Çfarë ndryshimi ka kondicioneri Inverter nga ai On/Off?

Kondicioneri Inverter e rregullon shpejtësinë e kompresorit sipas nevojës, ndaj e mban temperaturën më të qëndrueshme, punon më qetë dhe konsumon dukshëm më pak energji. Kondicioneri On/Off ndizet dhe fiket plotësisht, gjë që sjell më shumë konsum dhe luhatje temperature.

A e montoni ju kondicionerin?

Po. Montimi bëhet nga teknikët tanë, me kujdes dhe pastërti. Na kontaktoni dhe ju japim të gjitha detajet për montimin në rastin tuaj.

A mund ta blej kondicionerin me këste?

Po. Ofrojmë blerje me këste me 0% interes. Na kontaktoni ose vizitoni dyqanin për kushtet.

Sa shpesh duhet pastruar kondicioneri?

Filtrat e njësisë së brendshme këshillohet të pastrohen çdo 2–4 javë gjatë periudhës së përdorimit, ndërsa një pastrim profesional i plotë një herë në vit. Kështu kondicioneri punon më mirë, konsumon më pak dhe ajri mbetet i pastër.