New

Kondicioner Tokësor Panasonic KIT-Z50-UFE | 18000 BTU | Inverter | 5 vite garanci

Product details

Kondicioner tokësor 18000 BTU Panasonic Inverter – fuqi për ambiente të mëdha

Kondicioner tokësor 18000 BTU nga Panasonic, modeli KIT-Z50-UFE, vendoset poshtë pranë dyshemesë si një radiator modern. Me fuqi 5.0 kW, teknologji Inverter, pastrim ajri nanoe™ X dhe 5 vite garanci, është zgjedhje ideale për ndenjje, sallone dhe ambiente të hapura deri në 50 m².

Pse kondicioner tokësor?

Ajri i ngrohtë ngrihet lart vetvetiu. Kur del nga poshtë, pranë dyshemesë, ngroh ambientin në mënyrë më të njëtrajtshme dhe këmbët nuk ftohen. Është i përshtatshëm nën dritare, në ndenjje të mëdha, në papafingo me tavan të pjerrët dhe aty ku muri sipër nuk lejon montimin e një muralit.

nanoe™ X – ajër më i pastër 24 orë

Teknologjia nanoe™ X e Panasonic çliron grimca mikroskopike me radikale hidroksile që ndihmojnë në uljen e aromave të pakëndshme, baktereve dhe alergjenëve në ajër dhe në pëlhura. Funksionon edhe kur kondicioneri nuk ftoh apo ngroh.

Rrjedhje e dyfishtë e ajrit

Në ftohje ajri i freskët del nga lart, ndërsa në ngrohje ajri i ngrohtë del nga poshtë, pranë dyshemesë. Kështu temperatura shpërndahet në mënyrë të njëtrajtshme edhe në ambiente të mëdha.

Ngrohje e fuqishme deri në 8.1 kW

Në ngrohje jep deri në 8.1 kW dhe punon me temperatura të jashtme deri në -15°C. Edhe me -7°C jashtë ruan 5.0 kW ngrohje. Në verë freskon pa problem edhe me +43°C jashtë.

Inverter – kursim gjatë gjithë vitit

Me SEER 6.7 (A++) në ftohje dhe SCOP 4.3 (A+) në ngrohje, kompresori Inverter e rregullon fuqinë nga 0.9 kW deri në maksimum, pa ndezje e fikje të vazhdueshme – më pak harxhim drite dhe temperaturë më e qëndrueshme.

I qetë dhe me gaz ekologjik R32

Njësia e brendshme punon me vetëm 27 dB(A) në regjimin Quiet në ftohje. Përdor gazin R32, më efikas dhe me ndikim më të ulët në mjedis se gazet e vjetra.

Kontroll me telefon (opsional)

Me adapterin opsional Wi-Fi CZ-TACG1 dhe aplikacionin Panasonic Comfort Cloud, mund ta ndizni dhe ta rregulloni kondicionerin nga telefoni, edhe kur nuk jeni në shtëpi.

Montim profesional dhe 5 vite garanci

Ekipi ynë e monton kondicionerin në gjithë Shqipërinë. Kur linjat janë të shtruara, montimi zgjat mesatarisht rreth 3 orë. Produkti mbulohet me 5 vite garanci.

Të dhënat teknike

Modeli Panasonic KIT-Z50-UFE (CS-Z50UFEAW / CU-Z50UBEA)
Lloji Tokësor (konsol dyshemeje), Inverter
Fuqia 18000 BTU
Kapaciteti në ftohje 5.0 kW (0.9–5.7 kW)
Kapaciteti në ngrohje 5.8 kW (0.9–8.1 kW)
Ngrohje në -7°C 5.03 kW
SEER / klasa 6.7 / A++
SCOP / klasa 4.3 / A+
Konsumi vjetor 261 kWh (ftohje) · 1433 kWh (ngrohje)
Sipërfaqja e rekomanduar 35–50 m²
Temperatura e jashtme e punës Ftohje: -10°C deri +43°C · Ngrohje: -15°C deri +24°C
Pastrim ajri nanoe™ X
Zhurma e brendshme (ftohje) 44 / 31 / 27 dB(A)
Zhurma e brendshme (ngrohje) 46 / 33 / 29 dB(A)
Zhurma e jashtme 48 dB(A)
Njësia e brendshme (Gj × Gjr × Th) 60 × 75 × 20.7 cm, 13 kg
Njësia e jashtme (Gj × Gjr × Th) 69.5 × 87.5 × 32 cm
Gazi ftohës R32
Gjatësia e tubave 3–20 m (diferenca e lartësisë deri 20 m)
Tubat 1/4″ (6.35 mm) dhe 1/2″ (12.7 mm)
Ushqimi 230 V, 50 Hz, njëfazor
Wi-Fi Opsional (adapter CZ-TACG1)
Garancia 5 vite

Pyetje të shpeshta

Për sa metra katrorë mjafton kondicioneri tokësor 18000 BTU?

Për ndenjje dhe ambiente rreth 35–50 m² me izolim normal. Për dhoma deri në 35 m², mjafton modeli Panasonic tokësor 12000 BTU.

A ngroh mirë në dimër?

Po. Jep deri në 8.1 kW ngrohje, ruan 5.0 kW edhe me -7°C jashtë dhe punon deri në -15°C. Meqë ajri i ngrohtë del pranë dyshemesë, ambienti ngrohet më njëtrajtshëm se me një mural.

Sa drita harxhon?

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 261 kWh në vit për ftohje dhe 1433 kWh për ngrohje në një sezon mesatar. Inverteri e ul konsumin kur ambienti ka arritur temperaturën.

Sa është garancia?

Kondicioneri Panasonic KIT-Z50-UFE ka 5 vite garanci.

A e montoni ju dhe a mund ta blej me këste?

Po. Montojmë në gjithë Shqipërinë (rreth 3 orë kur linjat janë të shtruara), me mundësi pagese me këste 0% dhe me dërgesë në gjithë Shqipërinë.

Kodi:P003

Produkte të ngjashme